www.forumirinor.com
Regjistrohuni edhe ju , dhe hyni ne shoqeri me neve ..
Ejani dhe ju , regjistrohuni duke klikuar REGJISTROHU mbusheni formularin dhe ju do te jeni antar ....
Me respekt stafi
www.forumirinor.com
Regjistrohuni edhe ju , dhe hyni ne shoqeri me neve ..
Ejani dhe ju , regjistrohuni duke klikuar REGJISTROHU mbusheni formularin dhe ju do te jeni antar ....
Me respekt stafi
www.forumirinor.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


https://forumirinor.all-up.com
 
HomePortaliLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Jeta dhe vepra e MIGJENIT (1911-1938)

Go down 
2 posters
AuthorMessage
toeli
Moderatorė
Moderatorė
toeli


Male Numri i postimeve : 1520
Age : 43
Lokacioni : Norway
Aktiviteti :
Jeta dhe vepra e MIGJENIT (1911-1938) Left_bar_bleue73 / 10073 / 100Jeta dhe vepra e MIGJENIT (1911-1938) Right_bar_bleue

Reputacioni : 0
Pikėt : 6217
Registration date : 2007-09-02

Jeta dhe vepra e MIGJENIT (1911-1938) Empty
PostSubject: Jeta dhe vepra e MIGJENIT (1911-1938)   Jeta dhe vepra e MIGJENIT (1911-1938) Icon_minitimeThu Sep 27, 2007 12:52 am

"Pėrditė shoh qartė e ma qartė dhe vuej thellė e ma thellė"

Lindi nė Shkodėr mė 13 tetor 1911. Pas kryerjes sė shkollės fillore, gjysmė
tė mesme dhe seminarit ortodoks, punoi si mėsues nė fshatin Vrakė, nė
Shkodėr dhe nė Pukė. Migjeni solli elemente tė reja nė letėrsinė shqipe,
sidomos nė pasqyrimin ekzistencial tė jetės sė njerėzve tė varfėr. "Vargjet
e lira" ėshtė pėrmbledhja e poezive tė tij, ndėrsa "Novelat e qytetit tė
veriut" pėrmbledhje e prozave, tė cilat u botuan vetėm pas vdekjes.

Migjeni
ishte ndėr tė rrallėt shkrimtarė tė kohės, qė spikatėn amoralitetin kohor,
absurditetin e zakoneve tė pėrēudnuara, injorancėn e regjimeve despotike.
Ndėr vjershat mė tė spikatura mund tė pėrmenden "Tė birtė e shekullit tė
ri", "Recital i malėsorit", "Kanga e rinisė", etj. Ndėrsa nė prozė, "Luli i
vocėrr", "Legjenda e misrit", "... bukėn tonė tė pėrditshme falna zot", etj.
Nė dhjetor 1937, ai niset pėr nė Itali, pėr t'u kuruar nė senatoriumin
San-Luigji tė Torinos, pastaj nė Spitalin Torre Pellice, ku dhe nė njė
qetėsi hyjnore ndėrroi jetė me 26 gusht 1938.

Tė birtė e shekullit tė ri

Na t'birt e shekullit tė ri
qė plakun e lamė nė "shejtnin" e tij,
e ēuem grushtin pėr me luftue
nder lufta tė reja
dhe me fitue...
Na tė birt e shekullit tė ri,
filizat e njė toke sė rimun me lot
ku djersė e ballit u dikonte kot -
se dheu i yne qe kafshatė e huaj
dhe ne marrėzi duhej shumė shtrejtė t'u paguejm
Na t'birt e shekullit tė ri
vllazen tė lindun e tė rritun nė zi,
kur tinglloi ēast'i ynė i mbramė
edhe fatlumė
ditem me thanė:
s'duem me humbė
nė loje tė pergjaktė tė historis njerėzore,
jo! jo, s'i duem humbjet prore
duem ngadhnjim!
Ngadhnjim ndėrgjegje dhe mendimi tė lirė!
S'duem pėr hir
tė kalbsinave tė vjetra qė kėrkojne "shejtnim"
tė zhytemi prap nė pellgun e mjerimit
qė tė vajtojmė prap, kangėt e trishtimit,
- kangen monotone, pa shpirt, tė skllavnis -
tė jem' nji thumb i ngulun nder trutė e njerėzis.
Na tė birt e shekullit tė ri
me hovin tonė, e tė ndezun peshė,
ndėr lufta tė reja kemi m'u ndeshė
dhe pėr fitore kem me ra fli.
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

Recital i Malcorit

O' si nuk kam nji grusht tė fortė
t'i bije mu nė zemer malit qė s'bėzanė,
ta dij edhe ai se ē'do me thanė i dobėt -
n'agoni tė pėrdridhet si vigan i vramė,

Unė - lugat! Si hij'e trazueme,
trashėgimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma tė paknaquna t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse pėr dite
mbi lėkure tė tij, nė lojė varrimtare,
kėrkoj me gjete nji kafshate ma tė mirė...
Por me rrenė shaka shpresa gėnjeshare.

Mali hesht - dhe nė heshtje qeshė.
E unė vuej - dhe nė vuejtje vdes!

Po unė, kur? heu! kur kam pėr t'u qeshė?
Apo ndoshta duhet ma parė tė vdes?

O, si nuk kam nji grusht tė fuqishėm!
Malit qė hesht mu nė zemėr me ja njeshė
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshėm...
E unė tė kėnaqem, tė kėnaqem t'u u qesh.
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

Luli i vocėrr

Askush s'e njef Lulin. As shokėt e tij, qė pėrpara tij lozin, nuk e njofin.
Ma mire me thanė se e njofin, por ata lozin pėr hesap tė vet e Luli i shikon
pėr hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe
fėmijtė, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumė heret ke fillue me shikue punėn
tande!
Kur Luli hyn n'oborr tė shkollės, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji
fjalė s'i thotė. Ecė ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue
ecė deri sa tė mbrrijė nė cak tė vet. Aty, te dera e rruginės shkollore,
shumė i pėlqen tė qėndrojė. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e
ngrofta tė diellit nė kėto ditėt e vjeshtės. Mbėshtetet Luli pėr mur,
grushtat e vogjėl i shtje ndėr xhepa, hundėn picrroke tė kuqun nga tė
ftoftit e mėngjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja qė ma tepėr tėrhjek
vėmendjen janė ēizmet qė i kanė tė veshun disa shokė tė tij. Sa te bukura
janė! Si shkėlqejnė! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnė sytė ndėr
tullumbat e veta, nėpėr tė cilat shifen fare mirė tė pesė gishtat e kambėve
tė zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut qė ka ēizmet ma tė reja.
Ulet dhe shef nė lustrin e ēizmes kambėt e veta tė zbathuna - aq shumė
shkėlqejshin ēizmet!!! Mbasi shoku me ēizme fluturoi, Luli ngadalė shkoi te
caku i vet, nė diell, t'i ngrohi kambėt. - Por kur s'ka diell, si ia ban i
shkreti Lul? Ndoshta ia bajnė hallin apostujt e mėshirės dhe tė dashunis...
Noshta, ndoshta...
Nganjiher i afrohet mėsuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrėn e dlirė dhe pa
puēa, mėsuesi ia ledhaton faqet, gushėn, e Luli i afrohet, ja merr dorėn, e
shikon me sy pėllumbi, dhe kishte me dashtė t'i falė diēka mėsuesit. Por
vjollca nuk ka. Veē nė i faltė tollumbat e veta, qė kanė hapun gojėn si me
dashtė me e hanger mėsuesin. Po, po, tollumbat e Lulit tė vocėrr kanė me e
hangėr mėsuesin.

Vetvrasja e trumcakut

Dhe trumcaku vuente nga melankolia. U lind nė njė vend me tė vėrtetė tė
shkretė. Nė vend tė barit bijshin qime e derrit e nė vend tė pemve - brinat
e njė shtazės parahistorike. Dhe nė kėt natyrė - e cila nuk mund tė quhet
natyrė - kush mos tė bahet melankolik? Dihet se njė trumcaku s'i duhet shumė
pėr jetė, por natyra, e cila nuk ishte natyrė, s'i epte as aq. Mos pyetni si
e tek u gjet trumcaku n'at vend, dhe si e tek u gjet njeriu nė kėt pike
kozmike; nuk dijmė shumė. Hipoteza dhe andrra. Miliona vjetėsh dhe njė fjalė
goje, si pėr shembull: "…tė bahet dritė! Dhe drita u ba!" - A shifni? Njė
fjalė magjike! Hokus-pokus! Sa bukur!
Dhe unė thash: tė bindet trumcaku nė njė vend ku nė vend tė barit bijnė
qimet e derrit e nė vend tė pemve - brinat e njė shtazės parahistorike.
Njėherė trumcaku qėndroi mbi njė brenė. U mėrzit tė shikojė qimet e derrit,
u mėrzit tė fluturojė prej brenės mbi brenė. Nga mėrzia dhe idhnimi mbylli
syt. Ra nė pikllim melankolik. Njeriu me temperament melankolik asht
inteligjent. E inteligjenca nė kuptim ma tė hapėt tė fjalės, pakkuj i solli
qetsi dhe tė mire.
Dhe trumcaku, nė majė tė brenės e nė kulm tė melankolis, vendosi tė vritet.
Plot ironi filozofike shikonte rreth pėrqark vetes e vendimi i patundun
mirfilli pasqyrohej ndėr syt e tij tė dėshpruem. Cicrroi njė here, cicrroi
dy here; cicrroi tri here. Mandej njė crrrr e gjatė e plot mallėngjim ishte
porosia e tij e fundit. Testamenti i dhimave tė tij. Dhe, pa u dhanė krahve,
kėcej prej brenės… ra mbi njė qime tė derrit, tė gjatė e tė mprehtė si
thika, dhe u ngul mbi tė.
Trumcaku i ngulun mbi njė qime tė derrit. Me krahėt dhe puplat e tij lonte
era dhe e sjellte rreth qimes, si sillet dhe gjeli metalik nė majė
t'oxhaqeve tona. Atbotė frynte veka janė kėto kapėrcime logjike! Ka me
bėrtitė ndokush.
Po, lexues i dashtun e jo i cekėt. Po! A pak po kemi kapėrcime logjike,
morale dhe dogmatike nė botėn tone reale? Pse po zemrohe dhe po don me mė
gjykue pėr disa kapėrcime logjike askuj damsjellje?

Vjeshta nė parakalim

Vjeshtė nė natyrė dhe vjeshtė ndėr ftyra tona.
Afshon erė e mekun, lėngon i zymtė dielli,
Lėngon shpirt' i smum ndėr krahnore tona,
Dridhet jet' e vyshkun ndėr gemba tė njė plepi.
Ngjyrėt e verdha lozin nė vallen e fundme -
(dėshirė e marrė e gjethve qė njė nga njė vdesin!)
Gėzimet, andjet tona, dėshirat e fundme
Nėpėr balta tė vjeshtės njė nga njė po shkelin.
Njė lis pasqyrohet nė lotin e qiellit,
tundet dhe pėrgjaket nė passion tė viganit:
"Jetė! Jetė unė due!" - e frymė merr prej fellit,
si stuhi shkyn ajrin… por nė fund ia nis vajit.
Dhe m'at vaj bashkohet horizont' i mbytun
nė mjegull pėrpise. Pemėt degėt e laguna
me vaj i mshtjellin nė lutje - por kot! e dinė, tė fikun,
se nesėr do vdesin… Vall! A ka shpėtim ndokund?!
Mallėngjehet syni, mallėngjehet zemra
n'orėn e vorresės, kur heshtin damaret,
e vorri naltohet nėn qiella ma t'epra
me klithėm dėshprimi qė nė dhimbė tė madhe zvarret.
Vjeshtė nė natyrė dhe vjeshtė nė ftyra tona.
Rėnkoni dėshirat fėmitė e jetės sė varfun;
Rėnkoni nė zije, qani mbi kufoma,
Qė stolisin vjeshtėn nėpėr gemba tė thamun.

Kanga skandaloze

Njė murgeshė e zbetė, qė bashkė me mkatet e botės
bar dhe mkatet e mia mbi supet e vet tė molisun,
mbi supat e verdhė si dylli qė i ka puth hyjnia
- kaloi rrugės sė qytetit si ejll i arratisun…
Njė murgeshė e zbetė, e ftohtė si rrasa e vorrit,
me sy boj hini si hini i epsheve tė djegna tė gjallesės,
me buzė tė holla tė kuqe, dy gajtana
pshertimet qė mbysin
ma la der' vonė kujtimin, kujtimin e ftohtė tė kalesės.
Prej lutjesh (jo tallse!) duel dhe nė lutje prap po shkon…
Lutjet i flejnė gjithkund: ndėr sy, ndėr buzė, ndėr Gishta.
Pa lutjet e saj bota, kushedi, ē'fat do kishte?
Por dhe nga lutjet e saj ende s'i zbardhi drita.
O murgeshė e zbetė, qė ēon dashni me shėnjt,
qė n'ekstazė para tyne digjesh si qiriu pranė lterit
dhe ua zbulon veten… Smirė ua kam shejtėnvet:
Mos u lut pėr mue, se due pash mė pash t'i bij ferrit.
Unė dhe ti, murgesh, dy skaje po tė njė litari;
tė cilin dy tabore ia ngrehin njeni-tjetrit -
lufta asht e ashpėr dhe kushedi ku do t'dali,
prandaj ngrehet litari edhe pėrplasen njerzit.

Ndeshja

O grue, qė tė ndesha nė ditn e fatkobit tem,
Kur prirja njellte e syt shikojshin zi
e ndjejshe veten se dhe unė jam fli
tė njė ndjesi si ti.
O grue, q'u ndeshme ditėn e fatkobit tone
zemėr pėr zemėr edhe ball pėr ball
e ndjesitė n'u shprehėn me mall
mė njė vall: sa hall…
Dhe kėshtu nė rrugė tė madhe e shitme
zemrėn tonė.
njerzve qė vetėm njė tė pėrqeshun dhanė pėr tė
e shkuen tė kėnaqun e tu'u gėzue - pse
panė mshefsinat intime tė kėsaj jetesės sonė.
E na, dhe njė dhimbė tė sinqertė tue ndijė,
vuejshin me zemėr tė ndrydhun si dy fėmijė
tė humbun ndėr vise tė hueja natėn vonė,
o grue, q'u ndeshme nė ditėn e fatkobit tonė.
Back to top Go down
Nitti
V.i.p
V.i.p
Nitti


Male Numri i postimeve : 1017
Age : 31
Aktiviteti :
Jeta dhe vepra e MIGJENIT (1911-1938) Left_bar_bleue23 / 10023 / 100Jeta dhe vepra e MIGJENIT (1911-1938) Right_bar_bleue

Reputacioni : 0
Pikėt : 6133
Registration date : 2007-09-11

Jeta dhe vepra e MIGJENIT (1911-1938) Empty
PostSubject: Re: Jeta dhe vepra e MIGJENIT (1911-1938)   Jeta dhe vepra e MIGJENIT (1911-1938) Icon_minitimeSun Nov 18, 2007 2:13 am

E KUM PAS lexu ni her n veper te migjenit shum um ka pas pelqy a
Back to top Go down
 
Jeta dhe vepra e MIGJENIT (1911-1938)
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Jeta pa ty - 2009 (Kollazh)

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
www.forumirinor.com  :: | Kultura | :: Gjuha dhe letersia-
Jump to: