www.forumirinor.com
Regjistrohuni edhe ju , dhe hyni ne shoqeri me neve ..
Ejani dhe ju , regjistrohuni duke klikuar REGJISTROHU mbusheni formularin dhe ju do te jeni antar ....
Me respekt stafi
www.forumirinor.com
Regjistrohuni edhe ju , dhe hyni ne shoqeri me neve ..
Ejani dhe ju , regjistrohuni duke klikuar REGJISTROHU mbusheni formularin dhe ju do te jeni antar ....
Me respekt stafi
www.forumirinor.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


https://forumirinor.all-up.com
 
HomePortaliLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Vjehrri vret nusen me kallashnikov, pastaj veten ...!!!

Go down 
AuthorMessage
Qendrimi
Admin
Admin
Qendrimi


Male Numri i postimeve : 1634
Age : 34
Aktiviteti :
Vjehrri vret nusen me kallashnikov, pastaj veten ...!!! Left_bar_bleue55 / 10055 / 100Vjehrri vret nusen me kallashnikov, pastaj veten ...!!! Right_bar_bleue

Reputacioni : 0
Pikėt : 7584
Registration date : 2007-08-26

Vjehrri vret nusen me kallashnikov, pastaj veten ...!!! Empty
PostSubject: Vjehrri vret nusen me kallashnikov, pastaj veten ...!!!   Vjehrri vret nusen me kallashnikov, pastaj veten ...!!! Icon_minitimeFri Aug 31, 2007 2:01 am

Gazmire Mata u qėllua teksa mbante foshnjėn nė krahė


Tragjedi nė njė familje tė Tiranės. Vjehrri ka marrė armėn dhe ka qėlluar mbi nusen e djalit, pasi pas vdekjes sė tė shoqit ajo kėrkonte njė pjesė tė pasurisė, me qėllim rritjen e foshnjės 1-vjeēare. Ngjarja tragjike ka tronditur jo vetėm zonėn e Bathores, ku prej vitesh banonte familja Mata, por edhe gjithė njerėzit qė ata i njihnin. Gazmire Mata ka pasur nė krahė djalin e saj tė vogėl, kur vjehrri Bajram Mata ka marrė armėn e varur nė murin e banesės njėkatėshe dhe ka qėlluar mbi tė. Mė pas ai ka qėlluar edhe mbi veten. Nė momentin e konfliktit, 30-vjeēarja ka vrapuar pėr tė kėrkuar ndihmė nė katin e tretė tė banesės, qė i kishte ndėrtuar bashkėshorti i saj dhe vjehrri e ka ndjekur me armė nga pas. Ajo ka hedhur tutje foshnjėn, qė mos ta kapnin plumbat, ndėrsa trupi i saj ėshtė bėrė shoshė nė katin e tretė tė vilės. Por, zanafilla e kėsaj ngjarjeje tragjike kishte nisur kohė mė parė, kur vdiq nė njė aksident Miklovan Mata. Pasi ky i fundit kishte kaluar rreth pesė vjet nė Angli, ishte kthyer nė Shqipėri dhe kishte filluar tė ndėrtonte jetėn e tij. Me paratė e vėna mėnjanė ka ndėrtuar njė piceri dhe njė vilė trekatėshe nė zonėn e Bathores, pėrballė banesės sė vėllait tė tij, Besnikut. Miklovani, ose Ivani, ashtu siē njihet nga shoqėria, vendosi qė tė kujdesej pėr tė atin. Por pa kaluar shumė kohė, tragjedia ndodh nė kėtė familje. Ivani, i cili njihej si besimtar i devotshėm mysliman, po shpėrndante pica me motor. Gjatė rrugės pėr nė Kamzė, teksa po dėrgonte njė porosi, ai pėrplaset me njė mjet dhe humb jetėn. Kjo ngjarje tragjike sjell trishtim dhe vuajtje nė familjen e tij. Djali nuk arrin tė rritet pėr tė njohur tė atin, ndėrkohė qė depresioni kaploi prindėrit e tij. Madje, Bajram Mata filloi tė frekuentojė edhe xhaminė nė nderim tė djalit tė tij. Pa kaluar shumė kohė, nusja kėrkoi tė kthehet pranė familjes sė saj, meqė njeriu me tė cilin kishte lidhur jetėn nuk ishte mė. Pėr kėtė, ajo kėrkoi edhe njė pjesė tė vogėl tė pasurisė qė Ivani kishte lėnė pas me motivin pėr tė rritur foshnjėn jetime. Por, kjo kėrkesė ra nė kundėrshti me mendimin e vjehrrit tė saj Mata. Madje, nga dita nė ditė mes tyre nisi edhe njė konflikt, i cili dukej se nuk do tė zbutej mė, e pėrkundrazi dje arriti kulmin. Qė nė orėt e para tė mėngjesit konflikti ka qenė edhe mė i ashpėr mes Bajramit dhe Gazmirės dhe nė kėto kushte ajo ka dalė nga banesa bashkė me tė birin nė krahė, pėr t‘u qetėsuar. Por pa kaluar as disa sekonda, ka parė tė vjehrrin qė kishte marrė automatikun dhe ulėrinte se do ta vriste. Ajo ka vrapuar duke mbajtur tė birin, ka ngjitur shkallėt e ndėrtesės trekatėshe dhe ka dalė nė ballkonin e saj. Aty ka kėrkuar ndihmė, por vjehrri i moshuar ka mbėrritur nė katin e tretė dhe ka mbushur armėn, duke qėlluar me njė plumb mbi nusen e shtėpisė. Plumbi e ka kapur nė krah nėnėn 30-vjeēare dhe nga mungesa e forcės pėr tė mbajtur djalin, e ka ulur atė nė dysheme. Mė pas ka tentuar tė kalojė nėpėrmjet njė dritareje qė tė hidhet nė njė dhomė tjetėr dhe t‘i shpėtojė marrėzisė sė atyre momenteve, por aty ka mbaruar gjithēka. Bajram Mata e ka qėlluar atė me tri plumba tė tjerė, duke i shkaktuar vdekjen e menjėhershme. Pas kryerjes sė kėtij krimi monstruoz, nė prezencė tė nipit 1-vjeēar, ai i ka drejtuar armėn vetes dhe ėshtė vetėvrarė. Fqinjėt kanė lajmėruar policinė dhe kanė rrėfyer se ēfarė kishte ndodhur. Lajmi i kobshėm ka mbėrritur edhe nė familjen e Gazmire Matės, e cila ėshtė pėrgatitur pėr tė shkuar nė vendin e ngjarjes. Por, uniformat blu kėtė radhė kanė vepruar mė shpejt. Pėr tė parandaluar krime tė tjera hakmarrėse, qė mund tė ndodhnin mes familjes sė vajzės dhe asaj tė vjehrrit, uniformat blu i kanė shoqėruar gjithė meshkujt nė polici, duke i dhėnė fund tragjedisė me dy tė vdekur.



Familja, jo xhenaze pėr tė vetėvrarin


Zija nė familjen Mata ka pushtuar dje gjithė zonėn ku ata banojnė. Nė orėt e drekės, tė afėrmit kanė marrė dy viktimat nga morgu i Tiranės, pėr tė kryer adetet ndaj tyre e pėr t‘u dhėnė lamtumirėn e fundit. Por, duke ndjekur ritet e fesė, familja ka vendosur qė mos tė bėjė xhenaze pėr tė vetėvrarin Bajram Mata, ndėrkohė qė pėr 30-vjeēaren do tė ndodhė e kundėrta. Megjithatė, njė problem tjetėr ka lindur mes dy familjeve: secila do tė varrosė nusen e shtėpisė. Tė afėrmit e familjes ku ndodhi ngjarja u shprehėn se ata do tė presin njė pėrgjigje nga familja e vajzės sė vrarė se ku do tė varroset. "Nėse ata nuk do tė vendosin qė tė marrin vajzėn e tyre, atėherė ne do t‘i kryejmė asaj gjithė ritet e nevojshme pėr t‘i dhėnė lamtumirėn e fundit", u shpreh familja Mata.
Back to top Go down
 
Vjehrri vret nusen me kallashnikov, pastaj veten ...!!!
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» A e vret largesia dashurine?
» Pershkruani veten me nje fjale...!!
» Si e Imagjinoni Veten pas 10 Vitesh ?
» Kur e verejme veten qe jemi te dashuruar!!?

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
www.forumirinor.com  :: | Biseda dhe diskutime te ndryshme | :: Shtypi ditor-
Jump to: