www.forumirinor.com
Regjistrohuni edhe ju , dhe hyni ne shoqeri me neve ..
Ejani dhe ju , regjistrohuni duke klikuar REGJISTROHU mbusheni formularin dhe ju do te jeni antar ....
Me respekt stafi
www.forumirinor.com
Regjistrohuni edhe ju , dhe hyni ne shoqeri me neve ..
Ejani dhe ju , regjistrohuni duke klikuar REGJISTROHU mbusheni formularin dhe ju do te jeni antar ....
Me respekt stafi
www.forumirinor.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


https://forumirinor.all-up.com
 
HomePortaliLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Aurora Polare

Go down 
AuthorMessage
Qendrimi
Admin
Admin
Qendrimi


Male Numri i postimeve : 1634
Age : 34
Aktiviteti :
Aurora Polare Left_bar_bleue55 / 10055 / 100Aurora Polare Right_bar_bleue

Reputacioni : 0
Pikėt : 7584
Registration date : 2007-08-26

Aurora Polare Empty
PostSubject: Aurora Polare   Aurora Polare Icon_minitimeThu Sep 11, 2008 2:53 am

Aurora Polare 250px-Aurora1

Aurora polare, (agimi polar ose drita polare) e cila nė varėsi tė hemisferės ndahet nė boreale (veri) dhe australe (jug). Bėhet fjalė pėr njė dukuri natyrore qė karakterizohet nga dalja e dritės (agimi) gjatė natės, dhe shoqėrohet nga njė tingull i lehtė ose kėrcėllitje. Nė tė dyja rastet origjina ėshtė e njėjtė, era diellore hyn nė fushėn magnetike tė tokės. Kur ka tepricė valėsh, ato shkarkohen nė atmosferėn e tokės duke prodhuar kėshtu njė dritė shumėngjyrėshe. Sa mė e madhe tė jetė era diellore, aq mė e fuqishme ėshtė aurora, origjina e vėrtetė e sė cilės gjendet rreth 149 milionė km nga Toka, domethėnė nė sipėrfaqen e diellit. Dielli lėshon pjesėza tė ngarkuara energjike (p.sh. elektrone), tė cilat udhėtojnė drejt Tokės nė formėn e njė ere diellore. Shpejtėsia e saj ndryshon nga 300 deri nė 1000 km/sek, duke bartur njė fushė magnetike diellore. Kjo erė qė vjen nga dielli ndeshet me fushėn magnetike tė tokės dhe krijon njė magnetosferė te saj ne forme komete.

Fusha magnetike e tokės ka rolin e mburojės ndaj rrezatimit diellor, por megjithatė ndodh qė ajo tė pėrshkohet nga pjesėza tė erės diellore. Elektronet qė mbeten nė magnetosferė rrėshqasin nė drejtim tė poleve, nė ēastin qė ato godasin atmosferėn krijohet aurora.

Aurora ėshtė mė e fuqishme kur ka stuhi magnetike tė shkaktuara nga aktiviteti i fortė i njollave diellore. Sipas studimeve ėshtė vėrtetuar se shpėrndarja e aurorės bėhet nė lartėsi mė tė mėdha se 100 km nga sipėrfaqja e tokės, dhe se ato janė mė tė dukshme nė afėrsi tė poleve, megjithatė mund tė vėrehen mė shume nė jug, duke arritur deri ne 40° gjerėsi gjeografike. Ngarkesat qė bart era diellore godasin polet e tokės, duke formuar nė gjerėsinė 60° dhe 70°, njė unaze rreth saj me njė diametėr 3000 km. Kjo distance rritet kur magnetosfera ėshtė e ngarkuar.

Forma e aurorės ndryshon. Vija te shndritshme drite ngrihen deri ne 100 km nga toka dhe shtrihen mbi fushėn magnetike. Harqet qė mund tė krijojė njė aurorė arrijnė njė gjerėsi minimale prej 100 metrash, dhe tė ndryshojnė formėn e tyre. Pas mesnate, aurora krijon disa njolla, tė cilat ndriēojnė me njė pulsim ēdo 10 sekonda.

Pjesa mė e dukshme e aurorės ka ngjyrė tė verdhė drejt sė gjelbrės, por ndonjėherė rrezet e saj mund tė bėhen tė kuqe nė bazė. Nė raste shumė tė rralla, drita mund tė godasė pjesėn e sipėrme tė rrezeve duke krijuar kėshtu njė nuance tė lehte blu. Akoma mė rrallė (njė herė nė 10 vjet) aurora mund tė jetė e tėra me ngjyrė tė kuqe tė ndezur. Pėrveē se prodhon dritė, ngarkesat qė formojnė aurorėn kane ngjyra duke formuar kėshtu njė rrezatim me infra tė kuqe.

http://upload.wikimedia.org/wikipedi...larlicht_2.jpg

Krijimi i aurorės
Aurora polare
Aurora polare

Aurora formohet nga bashkėveprimi i elektroneve me atome neutrale qe gjenden nė atmosferėn tokėsore. Pėrplasja e tyre shkakton prodhim fotonesh.

Ngjyrat e aurorės varen nga gazet qe ka ne atmosfere dhe nga ngarkesa e tyre elektrike. Oksigjeni atomik shkakton ngjyrėn e gjelbėr (gjatėsia e valės 557,7 nanometėr), ndėrsa e oksigjeni molekular shkakton ngjyrėn e kuqe (gjatėsia e valės 630 nm). Azoti shkakton ngjyrėn blu.

Duke qenė se dielli ėshtė shkaktar pėr formimin e aurorės, kjo e fundit varet shume nga veēoritė e tij, qė duhet theksuar se janė shume te ndryshueshme. Veēoritė e diellit mund tė ndryshojnė brenda pak orėsh ose ne harkun kohor te disa viteve. Drejtimi i fushės magnetike ndėrplanetare, dendėsia dhe shpejtėsia e erės diellore varen te gjitha nga aktiviteti i Diellit, duke ndikuar direkt nė aspektin magnetik tė tokės. Nėse fusha magnetike ndėrplanetare ka drejtim tė kundėrt me atė te tokės, energjia e ēliruar ėshtė me e madhe, pėr pasoje dhe aurora.

Turbullirat qe shkakton magnetosfera tokėsore quhen stuhi gjeomagnetike, tė cilat mund tė shkaktojnė ndryshime nė formėn e aurorės ose tė jenė shkak pėr lindjen e nėn stuhive aurorale. Luhatjet magnetike tė kėtyre stuhive shkaktojnė shqetėsime ne rrjetet elektrike, dhe nganjėherė prishje tė sistemeve energjetike. Njė tjetėr ndikim i tyre ėshtė nė valėt e radiokomunikimit satelitor. Stuhitė magnetike mund tė zgjasin disa orė ose disa ditė ndėrsa nėnstuhitė aurorale mund tė shfaqen disa herė nė ditė. Ēdo nėnstuhi prodhon qindra tera zhul energji, sasia e se cilės ėshtė e barabartė me atė qe ShBA
Back to top Go down
 
Aurora Polare
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» (Nazi) nga grupi AURORA fitoi dashurin e Aferdita Pllanes

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
www.forumirinor.com  :: | Shkenca | :: Shkenca mbi hapsirėn-
Jump to: