www.forumirinor.com
Regjistrohuni edhe ju , dhe hyni ne shoqeri me neve ..
Ejani dhe ju , regjistrohuni duke klikuar REGJISTROHU mbusheni formularin dhe ju do te jeni antar ....
Me respekt stafi
www.forumirinor.com
Regjistrohuni edhe ju , dhe hyni ne shoqeri me neve ..
Ejani dhe ju , regjistrohuni duke klikuar REGJISTROHU mbusheni formularin dhe ju do te jeni antar ....
Me respekt stafi
www.forumirinor.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


https://forumirinor.all-up.com
 
HomePortaliLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Letersia e Vjeter

Go down 
3 posters
AuthorMessage
Utd4ever
Shok i forumit
Shok i forumit
Utd4ever


Male Numri i postimeve : 524
Age : 31
Lokacioni : Manchester
Aktiviteti :
Letersia e Vjeter Left_bar_bleue31 / 10031 / 100Letersia e Vjeter Right_bar_bleue

Reputacioni : 0
Pikėt : 6067
Registration date : 2007-10-09

Letersia e Vjeter Empty
PostSubject: Letersia e Vjeter   Letersia e Vjeter Icon_minitimeThu Oct 11, 2007 1:55 am

Letėrsia e vjetėr shqiptare lindi dhe u zhvillua nė mesjetė, kur vendi ynė nėn zgjedhėn osmane, nė kushtet e shoqėrisė feudale, ku ideologjia sunduese ishte ideologjia fetare. Prandaj edhe pėrmbajtja e saj ėshtė kryesisht fetare. Tė nisur nisur nga qėllime atdhetare, shkrimtarėt e kėsaj periudhe shkruan edhe vepra mėsimore e didaktike, si:
"Fjalori latinisht-shqip„ i F.Bardhit , "Gramatika„ e Andrea Bogdanit, madje edhe krijime tėrėsisht laike si ndonjė poezi e Budit, shume vjersha tė bejtexhinjve etj.
Atė qė s'mund ta bėnte letėrsia e shkruar, e bėri vetė populli me letėrsinė gojore, me krijimet e bukura folklorike, qė pėrbėjnė njė monument kulture tė pandėrprerė gjatė gjithė qenies sė tij, qė nga kohėt mė tė lashta.
Shkrimi mė i vjetėr shqip qė njohim deri mė sot, i pėrket vitit 1462 dhe libri i shkruar nė gjuhėn shqipe, me sa dimė deri tani, ėshtė "Meshari„ i Gjon Buzukut, botuar mė 1555. Ky ėshtė libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, por jo libri i parė i letėrsisė shqiptare. Letėrsi shqiptare tė shkruar nė gjuhė tė tjera ka pasur edhe mė parė. Vepra mė e rėndėsishme e kėtij lloji ėshtė "Historia e Skėnderbeut„ e Marin Barletit botuar rreth viteve 1508-1510 .
Me letėrsi tė vjetėr shqiptare kuptojmė letėrsinė e tre shekujve. Nė qoftė se nė shekullin XVI u shkrua vetėm "Meshari", nė shekullin XVII ai ndiqet nga librat nė gjuhėn shqipe tė Pjetėr Budit, Frang Bardhit, Pjetėr Bogdanit etj., nė Veri.
Njė grup tjetėr pėrbėn prodhimi letrar qė u zhvillua nė qendra tė ndryshme tė Shqipėrisė sė Jugut dhe tė Shqipėrisė sė Mesme si: nė Voskopojė, Elbasan, Gjirokastėr dhe Janinė. Sidomos nė shekullin e XVIII dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XIX, ky prodhim pėrfaqėson kryesisht shtresat e zanatēinjve, tė tregėtarėve dhe tė fshatarėsisė sė lirė dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor tė qyteteve tė kėtyre anėve. Kėshtu p.sh., Voskopoja gjatė viteve 1720-1770
Ishte njė qytet i begatshėm me rreth 20.000 banorė, njė nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore tė vendit. Kėtu lulėzoi njė veprimtari e gjerė arsimore, me kisha e shkolla tė shumta; ndėr to edhe njė shkolle e nivelit tė mesėm, e quajtur Akademia e Re, e ngritur nga Bushatllinjtė e Shkodrės. Kishte, gjithashtu, njė biblotekė dhe njė shtypshkronjė, tė njohura pėr kohėn. Rėndėsi tė veēantė jo vetėm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės.
Shkrimtarėt kryesorė te kėtij prodhimi janė Theodor Kavaljoti nga Voskopoja (sh.XVIII). Kostė Beratasi (nga fundi i shk.XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parė e shekullit XVIII), trimi suliot Marco Boēari, peshkopi Grigor Gjirokastriti etj. Veprat e tyre kanė kryesisht karakter fetar ose mėsimor, janė fjalore disagjuhėsh ose pėrkthime. Ata vetė kanė njė formim greko-bizantin , ndaj dhe nė shkrimet e tyre pėrdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit, Kostė Beratasi, Theodhor Haxhifilipi e ndonjė tjetėr, qė krijuan edhe alfabete tė veēanta tė shqipes, duke dashur tė vėnė nė dukje individualitetin e gjuhės shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhėt e tjera.
Fakt i rėndėsishėm i jetės letrare tė shekullit tė XVIII dhe fillimit tė shekullit tė XIX ėshtė krijimtaria e bejtexhinjve (letėrsi shqiptare me alfabet arab) me pėrfaqėsues kryesore: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja; Nezim Frakulla, nga Berati: Zenel Bastari nga Tirana; Muhamet Cami, nga Konispoli; Dalip e Shahin Frashėri, nga Frashėri; Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci, nga Shkodra etj.
Njė degėzim tė veēantė tė letėrsisė sė vjetėr shqiptare pėrbėnte letėrsia arbėreshe, prodhim i shqipėtarėve tė emigruar nė Itali para dhe pas vdekjes sė Skėnderbeut.
Kjo letėrsi njohu njė rrugė tė gjatė zhvillimi , qė nga shekulli XVI deri nėr ditėt tona. Ndėr autorėt e saj mė tė dėgjuar, mund tė pėrmendim Lekė Matrėnga (1560-1619); Niko Katalano (1637-1694); Nikolla Brankati (1675-1741); Nikollė Filja (1682-1769). Njė etapė tė re nė letėrsinė e vjetėr arbėreshe shėnuan veprat e Jul Varibobės (shek XVIII), ku bie nė sy jo vetėm origjinaliteti i trajtimit tė materialit, por edhe cilėsia e lartė artistike, traditė e qė u ēua pastaj me pėrpara nga shkrimtarėt arbėreshė tė Rilindjes Kombėtare (De Rada , Dara (i riu), Santori, Serembe, Stratiko etj.).
Ndonėse e kufizuar nė tematikė dhe e pėrfaqėsuar me njė numėr tė vogėl veprash, rėndėsia e letėrsisė sė vjetėr qėndron, nė rradhė tė parė, nė faktin se ajo ėshtė shprehje e vitalitetit tė popullit shqiptar, e qėndresės sė tij kundėr pushtuesit e kulturės sė huaj. Nėpėrmjet veprave tė kėsaj letėrsie u ruajt e gjallė dashuria pėr gjuhėn shqipe dhe tradita pėr shkrimin e saj.
Back to top Go down
http://www.manutd.com
Trim1
Moderatorė
Moderatorė
Trim1


Male Numri i postimeve : 1670
Age : 33
Lokacioni : Kosova- Drenas
Aktiviteti :
Letersia e Vjeter Left_bar_bleue10 / 10010 / 100Letersia e Vjeter Right_bar_bleue

Reputacioni : 0
Pikėt : 6290
Registration date : 2007-09-13

Letersia e Vjeter Empty
PostSubject: Re: Letersia e Vjeter   Letersia e Vjeter Icon_minitimeThu Oct 11, 2007 2:42 am

Nuk eshte \ Poezi kjo o DAJKO haha
Back to top Go down
http://www.leo-trimi.page.tl
Qendrimi
Admin
Admin
Qendrimi


Male Numri i postimeve : 1634
Age : 34
Aktiviteti :
Letersia e Vjeter Left_bar_bleue55 / 10055 / 100Letersia e Vjeter Right_bar_bleue

Reputacioni : 0
Pikėt : 7584
Registration date : 2007-08-26

Letersia e Vjeter Empty
PostSubject: Re: Letersia e Vjeter   Letersia e Vjeter Icon_minitimeThu Oct 11, 2007 8:42 pm

Tema zhvendoset prej ''Poezi'' tek ''Gjuha dhe letersia''


Flm per mirkuptim Cool
Back to top Go down
Sponsored content





Letersia e Vjeter Empty
PostSubject: Re: Letersia e Vjeter   Letersia e Vjeter Icon_minitime

Back to top Go down
 
Letersia e Vjeter
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Letersia: Para, Gjate, dhe Mbas Clirimit!
» Fjalor Emrash - Emra te vjeter shqip apo ilir

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
www.forumirinor.com  :: | Kultura | :: Gjuha dhe letersia-
Jump to: